Ish-Miss Universe Albania 2018, Trejsi Sejdini, prej pak kohësh po jeton në Nju Jork, ku edhe po vazhdon karrierën e saj si modele.

SHBA i ka shërbyer bukuroshes 19 vjeçare edhe për të bashkëpunuar me shumë profesionistë të njohur botërisht.

Një nga ata është edhe “make-up” artisti me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic, grimieri i Kim Kardashian.

Së fundmi ai ka grimuar dhe Trejsin, e cila ka postuar edhe foto me të në Instastory.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA