Ezequiel Garay ishte një nga rastet e para në La Liga që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, por tashmë numri i të infektuarve në kampionatin spanjoll dhe më konkretisht te klubi i Valencias është rritur ndjeshëm.

Los Che me një komunikatë në faqen zyrtare kanë bërë të ditur se bashkë me Garay-in, janë 5 personat e prekur nga COVID-19, mes tyre futbollistë dhe pjesëtarë të stafit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Kundërshtari i fundit i Valencias ishte Atalanta në Champions League që vinte prej nga zonave më të prekura të Italisë.

Megjithatë klubi bergamask ende nuk ka të prekur por pas lajmit për 5 rastet me koronavirus që ka Valencia, klubi bergamask është i detyruar të vetëkarantinohet, mes tyre edhe kuqeziu Berat Gjimshiti.

Top Channel