Mijëra grekë duartrokitën mbrëmjen e së dielës,në shenjë respekti për mjekët dhe personelin mjekësor në luftën e tyre heroike për shpëtimin e më shumë se 330 pacientëve të prekur nga COVID 19.

Thirrja ishte bërë në rrjete sociale,dhe ishte mbështetur fuqishëm prej bashkëshortes së kryeministrit grek.

Pavarësisht motit jo të mirë që mbizotëron në Athinë dhe qytetet e tjera të vendit, grekët duartrokiten në shenjë respekti për mjeket. Ishte një moment mallëngjyes për të gjithë qytetarët,në mbështetje të atyre që me vetëmohim janë hedhur në luftën me virusin vdekjeprurës.

Top Channel