E diel e qetë për Shkodrën! Më pak njerëz rrugëve, ndëshkohen mbi 80 persona për thyerje rregullash

15/03/2020 11:36

Këtë të diel, në rrugët e Shkodrës fatmirësisht ka më pak njerëz.

Kushtet meteorologjike dhe reshjet e shiut kanë ndikuar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. Në rrugë vijojne akoma patrullat e policisë, ku gjithsej janë ndëshkuar mbi 80 persona për thyerje të rregullave.

Ndërkohë deri më tani nga pikat e kalimit kufitar të Hanit të Hotit kanë kaluar 700 persona me leje dhe në mesnatë do të bllokohet totalisht hyrja dhe dalja e qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA