Dy mjekët e infektuar me Koronavrius, Rakacolli: U infektuan nga një person që fshehu udhëtimin në Itali

15/03/2020 14:46

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë detaje të reja rreth dy mjekëve të prekur nga koronavirusi.

Ajo është shprehur se dy mjekët janë infektuar nga një familjarë i një pacienti në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili kishte ardhur nga Italia dhe nuk kishte treguar për udhëtimin e tij.

“ISHP është duke kryer një hetim të plotë. Njëri prej pacientëve ka qenë i shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi. Ky pacient është vizituar në spital nga një i afërme që vinte nga Italia dhe nuk e ka dhënë këtë informacion në stafin mjekësor. Pas identifikimit është kryer menjëherë testim i personelit mjekësor. Aktualisht janë testuar 17 persona nga të cilët një mjek dhe teknik i shkencave mjekësore janë pozitiv. Ata janë në gjendje të mirë dhe vetizoluar pa asnjë shenjë deri më tani.” tha Rakacolli.

Top Channel