Dita e 3-të e “shtet-rrethimit”/ Në Berat asnjë lëvizje, hapur vetëm farmacitë dhe ushqimoret

15/03/2020 11:20

Berat – Qyteti i Beratit në ditën e tretë të “shtet-rrethimit” vijon të jetë i boshatisur.

Njoftimi dhënë nga policia  një natë më parë ka bërë që qytetarët të  ndërgjegjësohen dhe asnjë automjet nuk ka dalë në qarkullim përveç atyre të autorizuara.

Rëndimi situatës ka bërë që edhe qyteti Beratit të mbyll të gjitha komunikimet me qytetet fqinjë kjo situatë deri në një urdhër të dytë. Gjithsesi Berati nuk ka asnjë rast me koronavirus ndërsa janë marrë masa për të mbajtur sa më larg qytetarët nga virusi.

Të gjitha bizneset lokalet e baret tashmë janë mbyllur vetëm farmacitë dhe marketet janë hapur .I gjithë aksi rrugor pikat kyçe janë mbushur me postblloqe , ku ndalohen dhe kthehen mbrapsht gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët ende nuk janë informuar pasi njoftimi erdhi orët e vona të mbrëmjes në media.

Top Channel