Një person shumë popullor është vrarë pasi u rrah për vdekje nga dy burra babë e bir, pasi ndërhyri për të mbrojtur një grua me të cilën ata po debatonin.

57 vjeçari John Taylor, qëlloi me grusht Barry Tyrie duke e rrëzuar përtokë dhe më pas e goditi me shkelma pasi kishte hubur ndjenjat. Djali i tij Daniel më pas u afrua dhe e qëlloi vazhdimisht me grushte në kokë në incidentin e rëndë në Haslingdon, në veriperëndim të Anglisë, vjeshtën e shkuar. Ata kishin qenë më parë miq me Barry, i cili u zbulua se vdiq nga hemoragjia cerebrale pasi kishte pësuar të paktën shtatë goditje në kokë.

Në gjyq babë e bir Taylor mohuan vrasjen por gjithsesi u dënuan me burgim të përjetshëm të premten.
Vajza e Barry, Lisa tha: ‘Babi im adhurohej nga familja e tj dhe kushdi tjetër që e njihte. Nuk do ta harrojmëkurrë atë që i ndodhi atij,madje dhe faktinqë dy njerëz që besohej se ishin miqtë e tij, janë përgjegjës për vrasjen”.

Inspektori i policisë Gareth Willis tha: ‘Ky ishte një sulm shokues dhe i pakuptimtë ndaj një pensionisti, që e bën vdekjen edhe më tragjike. Barry ishte një anëtar i respektuar i komunitetit dhe kjo dëshmohet nga fakti se shumë nejrëz kanëardhur për të dëshmuar dhe vënë para përgjegjësisë fajtorët. Mendimettonajanë tashmë me familjarët e tij nëkëtë kohë të vështirë”.

Top Channel