
Duket se edhe politika në këtë kohë të vështirë po bashkëpunon me përballjen kundër përhapjes së koronavirusit.
Së fundmi Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shpërndarë një video mesazh të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila bënte thirrje të gjithë mjekëve në pension dhe studentëve që të bashkoheshin në luftën kundër koronavirusit.
“Na jepni një dorë” – THIRRJE PUBLIKE të gjithë mjekëve, infermierëve dhe studentëve të mjekësisë që duan të japin kontributin e tyre, t’ju bashkohen ekipeve mjekësore në terren! SOT ËSHTË DITA për t’i dhënë një dorë sistemit tonë shëndetësor, për t’a përballuar së bashku luftën me COVID-19!” thuhej në thirrjen e ministres Manastirliu të cilën Meta e shpërndau në Facebook.
Top Channel