Kryeministri Edi Rama me anë të një video-mesazhi ka bërë të dtur që do të përforcohen masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Kudo do të mbyllen po njësoj të gjitha lokalet dhe mjediset e mbyllura sipas kategorive në Tiranë dhe Durrës. Nga dita e dielë do të ndalohen jo vetëm qarkullimi brenda por edhe nacionale Fier- Vlore, Vlorë- Lushnje, Shkodër- Lezhë. Do të ndalohet edhe qarkullimi i Elbasanit Korçën. Nëse do të këputen lidhjet me autobuzët apo automjetet private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara si në Tiranë- Durrës.

Autobuzë të akredituar nga Policia e Shtetit, mjetet e punonjësve të tyre, po ashtu ata të administratës dhe s’mund të kryejnë punën nga interneti të pajisen me kartelën identifikuese që të qarkullojnë me automjet privat.

Kemi punuar gjatë pasdites për aktin normativ të sanksioneve për të gjitha veprimtaritë e ndaluara, njëmijë herë ndjesë por po ju informoj se sanksionet do të jenë të ashpra dhe për mjediset me ajër të kondicionuar dhe që mbledhin për spektakle të formateve të shumta janë aleat i armikut të padukshëm.

Të evitojnë ajrin e kondicionuar sepse ndohmon përhapjen e virusit. Hapja e dritareve sa më shumë gjatë ditës ndihmon në mbrojtjen prej tij.
Asgjë tjetër s’bëjmë sot dhe s’na falet të bëjmë në këtë të keqe të madhe që na zuri. Le të nxjerrim më të mirën nga vetja për të ndihmuar njëri- tjetrin. Le të gjejmë të mirat jo të vogla brenda kësaj të keqeje të mëdha”- u shpreh kryeministri Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA