Nuk flasin për më shumë se një javë, vajza i kërkon një mundësi të dytë ish-të fejuarit

14/03/2020 22:08

Programi “Dua të të bëj të lumtur” ka shërbyer si një urë komunikimi midis personazheve të cilët mund të kenë pasur debat ose ndonjë konflikt midis tyre.

E tillë ishte dhe historia e Klaudias që u trajtua mbrëmjen e sotme. Ajo kishte zgjedhur programin për të kërkuar falje dhe për të gjetur një mënyrë për të zgjidhur problemet që kishte me të fejuarin.

Historia e Klaudias kishte nisur kohë më pare kur ishte njohur me Artanin dhe kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Ata kishin vendosur që lidhjen e tyre ta bënin zyrtare dhe kishin shpallur fejesën, por Klaudia dhe Artani kishin një javë që nuk komunikonin. Klaudia në studio rrëfeu se Artani e kishte bllokuar atë në çdo rrjet social dhe se nuk i fliste, por vetëm i kishte thënë që midis tyre kishte marrë fund.

Për këtë arsye Klaudia e kishte ftuar atë në studion e “Dua të të bëj të lumtur” për të kuptuar më shumë se cila ishte arsyeja e prishjes së fejesës. Artani nuk e kishte pranuar ftesën, por gjatë bisedës së zhvilluar midis moderatores së programit, Arbana Osmani dhe Klaudias u zbulua se kjo e fundit i kishte dërguar mesazhe ofenduese dhe deri diku kërcënuese prindërve të djalit.

Gjithashtu Klaudia pohoi se kjo ishte fejesa e tretë e saj dhe nuk dëshironte që të përfundonte në këtë mënyrë. Sipas Klaudias gjthmonë lidhjet e saj janë ndikuar nga faktorë të jashtëm dhe se dëshira e saj më e madhe është që të zgjidhë situatën e krijuar midis Artanit.

Top Channel