Një tjetër pacient në Kroaci shërohet nga koronavirusi
14/03/2020 13:30
Pacienti i dytë i infektuar me koronavirus në Kroaci, është shëruar.
Drejtori i Institutit kroat të Shëndetit Publik, Krunosllav Çapak, tha se ai do të lirohet nga spitali gjatë ditës.
Kroacia njoftoi të enjten për shërimin e pacientit të parë nga koronavirusi, i cili ishte diagnostikuar më 26 shkurt.
Numri total i të infektuarve në këtë vend aktualisht është 37.
Nga e premtja pasdite deri të shtunën në mëngjes janë konfirmuar pesë raste të reja, tha Çapak.
Top Channel