Lionel Messi ka një mesazh sensibilizues dhe mbështetës për përballimin me sukses të pandemisë së Coronavirusit. “Ylli” argentinas i Barcelonës thekson se shëndeti i njerëzve duhet të jetë në plan të parë.
“Janë ditë të vështira për të gjithë. Po jetojmë me shqetësim për gjithçka po ndodh dhe duam të ndihmojmë ata që janë prekur dhe ata që po punojnë në frontin e parë në spitale. U japim forcë të gjithëve. Shëndeti duhet të jetë gjithmonë i pari. Është një moment i paprecedent dhe duhet të ndjekim këshillat e autoriteve publike. Vetëm në këtë mënyrë mund ta mposhtim me efikasitet. Është momenti që të jemi të përgjegjshëm dhe të qëndrojmë në shtëpi dhe të shijojmë kohën me të afërmit që nuk e kemi patur gjithmonë. Një përqafim dhe shpresojmë që ta ndryshojmë këtë situatë sa më parë.”
Top Channel