Manastirliu dhe stafi i Ministrisë së Shëndetësisë i bashkohen nismë së “Hipokratit”, ruajnë distancën dhe duartrokasin për mjekët

14/03/2020 18:13

Fiks në orën 17:30 nismës sensibilizuese për të duartrokitur punën që po bëjnë stafet mjekësore në vendin tonë kundër koroanvirusit, i është bashkuar edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministrja, Ogerta Manastirliu së bashku me stafin e saj kanë dalë në ambientet e jashtme të ministrisë së Shëndetësisë dhe sigurisht duke respektuar distancën nga njëri tjetri kanë duartrokitur në shenjë falenderimi për të gjithë mjekët.

Kjo nismë është ndërmarrë sot nga emisioni “Hipokrati” në Top Channel ku u bënte thirrje qytetarëve që janë në shtëpitë e tyre për të dalë dhe për të duartrokitur mjekët dhe infermierët nga shtëpitë e tyre, të cilët po rrezikojnë veten e tyre për të na shpëtuar ne në këto ditë të vështira, ku vendi është prekur nga Koronavirsui.

Për 15 minuta rresht jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin, njerëzit dolën në ballkone duke përshëndetur me duartokitje të gjatë mjekët dhe infermierët që ndodhen në në ballë të betejës kundër koronavirusit.

Mjekët sot kanë të gjitha lutjet tona, ata luftojnë për jetën tonë jetën e të gjithëve dhe duartrokitjet janë vetëm një falenderim për sakrificën që ata po bëjnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA