Koronavirusi/ Ministri francez i Shëndetësisë: Mos e përdorni këtë ilaç, mund të jetë agresiv…

14/03/2020 20:51

Koronavirusi po sfidon shkencëtarët të cilët edhe pse prej muajsh po mundohen të gjejnë kurimin ende nuk ja kanë dalë.

Ndërkohë për të gjithë të prekurit nga koronavirusi që tashmë e ka epiqendrën në Evropë, ka ardhur një paralajmërim nga Franca për sa u përket medikamenteve për të kuruara simptomat që jep.

Marrja e ilaçeve anti-inflamatore, që përmbajnë ibuprofen ose kortizon “mund të jetë një faktor rëndues i infeksionit” te pacientët që janë të prekur me koronavirus.  Paralajmërimin e ka bërë ministri francez i  Shëndetësisë, Olivier Véran.

Marrja e anti-inflamatorëve (ibuprofène apo kortizon mund të jetë një faktor rëndues i infeksionit. Në rast temperature, merrni paracetamol (ndër më të zakonshmet Tachipirina dhe Acetamol, etj)” thotë Olivier Véran.

Lajmi për këtë deklaratë është bërë publik nga media prestigjioze The Guardian.

Top Channel