Koronavirus Covid-19 ka vrarë deri tani mëshumë se 5,000 njrëz në të gjithë botën por komuniteti hindu Akhil Bharat Hindu Mahasabha po e lufton atë duke pirë urinën e lopës, pasi beson se ka aftësi medicinale.
Rreth 200 vetë morën pjesë në fetën e posaçme Akhil Bharat Hindu Mahasabha teksa shihen duke pirë lëngun ‘çudibërës’.
Shumë Hindu e konsiderojnë të shenjtë lopën dhe si e tillë besojnë se urian e sja ka cilësi shëruese.
Por ekspertët thonë se nuk ka asnjë provë për këtë.
Megjithatë kreu i komuniteit Chakrapani Maharaj, pozoi për një foto teksa mbushte lugën me urinë.
“Ne kemi pirë urinë lope prej 21 vjetësh, madje dhe lahemi mebajga lope. Nuk kemi pasur asnjëherë nevojë për mjekësinë angleze”, tha një prej pjesmarrësve.
Por edhe liderët e partisë hindu në pushtet të Narendra Modi kanë mbrojtur përdorimin e urinës së lopës si njëkurë për kancerin.
Prandaj është propozuar që pija të përshtatet tashmë për mbrojtjen nga koronavirusi vrasës.
Top Channel