“Disa njerëz e krahasojnë me gripin sezonal. Por nuk është ashtu. Për shkak të mungesës së imunitetit kjo sëmundje është më e rrezikshme dhe do të përhapet akoma më shumë. Dhe unë duhet të jem i hapur me ju. Shumë familje do të humbasin të dashurit e tyre, para kohe”.

Ka mjaftuar kjo deklaratë e kryeministrit britanik Boris Johnson, që qytetarët të sensibilizohen disi me situatën e krijuar, si pasojë e koronavirusit të ri. Në fotot e publikuara së fundmi nga mediat britanike, shihen qindra qytetarë që dynden drejt supermarketeve, shpesh dhe duke krijuar përplasje dhe kaos mes tyre.

Siç shihet dhe nga fotot, raftet janë të boshatisura, ndërsa produkti më i kërkuar mbetet letra higjienike. Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel