Vendet nordike humbin qetësinë, mbyllen shkollat nga koronavirusi

13/03/2020 03:39

Me mbi një mijë raste infektimesh, e deri dje asnjë jetë te humbur, vendet nordike e kishin ruajtur përgjithësisht qetësinë nga koronavirusi. Por ndwrsa u raportua vdekja e parë në Suedi, Norvegjia vendosi mbylljen e të gjitha kopshteve, shkollave dhe universiteteve me qëllim ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryeministrja Erna Solberg i përshkroi këto si “masat më ekstreme që ka marrë vendi në kohë paqeje”. Ato do të jenë në fuqi deri në 26 mars. Ndër hapat e shumtë është dhe vetëkarantimi i detyrueshëm për të gjitha personat që mbërrijnë nga vende të tjera përvec atyre nordike, edhe nëse nuk paraqesin simptoma të sëmundjes.

“Këto janë kohëra të vështira për Norvegjinë dhe të gjithë botën. Shpresojmë që përmes masave të tilla drastike ta frenojmë përhapjen e virusit. Po e hedhim këtë hap në solidaritet të plotë me të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe persona të tjerë që janë veçanërisht të rrezikuar nga ky virus. Duhet të mbrojmë veten për të mbrojtur të tjerët”, deklaroi Solberg.

Ajo i bëri thirrje prindërve që mund të përballen me nevoja të papritura për fëmijët e tyre të mos kërkojnë ndihmën e të afërmve të moshuar, dhe të mos i lenë të miturit në kujdesin e gjyshërve, që hyjnë në kategorinë e personave më të rrezikuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA