Paraditja e sotme e ka gjetur Beratin në një situatë shumë më të qetë se zakonisht.

Në rrugë ka shumë më pak lëvizje automjetesh dhe kalimtarë. Baret, restorantet janë bosh, ndërsa në qendër të Beratit arrin të shohësh pak qytetarë. Lëvizje më së shumti ka në farmaci, ku njerëzit interesohen për maska, doreza dhe alkool, por që mungojnë. Policia dhe ambulancat gjenden në gatishmëri, ndërsa të gjitha zyrat janë të mbyllura.

Duket se situatën në fjalë e sfidojnë vetëm disa të moshuar, që teksa luajnë domino në parqe dhe shëtisin, shprehen se nuk i mbron maska, por dezinfektimi me raki.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA