Në mbyllje të Luftës së Parë Botërore një pandemi gripi mori mbarë botën duke vrarë të paktën 50 milionë njerëz.
Në një kohë kur rreth 20 milionë ishin vrarë nga lufta bota e gjeti veten para diçkaje akoma më vrasëse, pandeminë që u bë e njohur si Gripi Spanjoll që besohet se lindi në kampet e ndyra e të tejmbushura ushtarake të Frontit Përëndimor, duke bërë inkubacion në hendeqet përgjatë kufirit francez, e për t’u përhapur më tej kudo.
Lufta mbaroi në nëntor 1918, por ushtarët që ktheheshin në shtëpi shpërndanin aty virusin, që do të vriste akoma më shumë se lufta, teksa shufra e saktë viktimave të pandemisë nuk njihet dhe mund të jetë ndoshta në 100 milionë.
Vrasësi final, pneumonia
Shumë nga viktimat e Covid-19 ia dorëzojnëjetën një forme pneumonie, e cila merr kontrollin e sistemit imunitar të trupit, pasi është dobësuar duke luftuar virusin. Kjo është diçka e përbashkët me Gripin Spanjoll, edhe përqindja e të vdekurve nga Covid-19 është shumë e ulët se i pari.
Kur goditi Gripi Spanjoll nuk kishte udhëtime ajrore, por përsëri virusi u përhap në çdo vend të botës dhe shumë pak vende I shpëtuan efekteve të tij shkatërrimtare.
.
Shpërndarja e tij ishte më e ngadaltë,me trena, me vaporë, dhe disa vende rezistuan me muaj para se të infektoheshin dhe të shaktërroheshin prej tij.
Një komunitet i vogël në Alaskë, i shpëtoi Gripit duke mbyllur shkollat, rrugët dhe grumbullimet publike, në njëfare version i teknologjisë së ulët i bllokimit që provinca kineze Hubei dhe veriu i Italisë. Doktorët e kanë quajtur Gripin Spanjoll ‘holokaustin më të madh mjeksor në botë’ pasi viktimat e tij ihsin të rinj e të shëndetshëm.
Normalisht një sistem imunitar i shëndetshëm përballet mirë me gripin por ky version i gripit mbyt sistemin imunitar dhe shkakton nje tej-reagim të njohur si stuhi citokine, e cila mbush mushkëritë me lëngun që i kthen në një reervuar për infeksione të tjera. Më të vjetrit ishin rezistenë ndaj Gripit Spanjoll por koha e shpërthimit të ishte e tillë që të gjtiha burimet ishin përqendruar të lufta dhe sistemet shëndetësore pubike ishin ende në fillesat e tyre.
Top Channel