Janë konfirmuar dy rastet e para, në Venezuelë, me Covid-19, sipas një njoftimi të bërë nga Zëvendës Presidenti i Venezuelës, Delcy Rodriguez, këtë të premte.

Rastet e konfirmuara janë një grua 41-vjeçare, e cila udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara, në Itali dhe Spanjë. Rasti i dytë është një 52-vjeçar, i cili kishte udhëtuar në Spanjë. Të dy këta persona tashmë ndodhen në karantinë dhe po marrin kujdesin e duhur mjekësor.

Zëvendës Presidenti tha se qeveria në Venezuelë ka urdhëruar të gjithë pasagjerët që kanë udhëtuar në fluturimin 6600 Iberia në datat 5 dhe 8 mars duhet të kryejnë “karantinim të detyrueshëm dhe të menjëhershëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA