Në studion e emisionit “Shqipëria Live” të drejtuar nga dyshja e moderatorëve Florian Gjini dhe Erjona Rusi ishte e ftuar me anë të një lidhje “live” këngëtarja Rosela Gjylbegu.
Këngëtarja e njohur ka ditëlindjen sot dhe shprehet se masat e marra nga qeveria nuk e kanë lejuar që të festoj këtë ditë ashtu siç ajo e kishte menduar, por shton se do ta festoj këtë ditë në një moment të dytë.
Gjithashtu, këngëtarja bëri dhe një falenderim për mjekët dhe gazetarët, të cilët këto ditë kaotike ndodhen në gadishmëri për t’i shërbyer qytetarëve. Nuk mund të mungonin dhe dozat e humorit nga një Shkodrane siç është Rosela, e cila u shpreh që këto ditë që ndodhet në izolim shpreson që të mos shtojë disa kilogramë më tepër.
“Mendova se do mblidheshim sic e bej cdo vit me miqtë e ngushtë dhe familjarët. Aktualisht jam në shtëpi, jam me familjen. Mami po gatuan. Për mua dhurata më e çmuar është koha e njerëzve. Dua ti falenderoj të gjithë që edhe në këtë kushte janë kujtuar për mua. Një falenderim të veçantë për të gjithë mjekët që janë në vijë të parë. Por edhe për ju gazetarët që ndodheni në terren dhe na informoni për çdo gjë. Me thënë të drejtën shikoj filma. Po përpiqem që të mos jem e fokusuar në lajme sepse ndikojnë tek ne. Mundohem të lexoj. Luajmë me familjarët me “letra” dhe “mos u nxe”. Kam shumë merak për ndonjë kile që do të fitojmë këto ditë. Në shtëpi patjetër që do të ngacmosh ndonjë gjë. Të duket sikur kalon koha më shpejt. Jam menduar të lehtësoj mamin këto dit se edhe ajo është lodhur”, u shpreh Rosela.
Top Channel