Nga sot në orën 06:00 kanë hyrë në fuqi masat e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Një ndër masat është edhe ndalimi i lëvizjes së automjeteve duke përjashtuar vetëm ato të shërbimeve. Gjithashtu janë shtuar patrullat e policisë për të kontrolluar makinat që lëvizin nëse kanë marrë leje në polici apo jo.

Gazetarja Anila Hoxha ka fotografuar rrugët kryesore të kryeqytetit ku shikohet që Tirana është kthyer në një qytet të ‘vdekur’. Tiranës i mungon fluksi i përditshëm i lëvizjes.

Ju ftojmë të shikoni fotot.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel