E konfirmon shefi i diplomacisë italiane: Nuk ka të infektuar të rinj nga coronavirusi në “zonën e kuqe”

13/03/2020 17:46

Dy javë pasi dhjetëra qytete të Italisë janë shpallur “zona të kuqe”, në to për herë të parë nuk ka të infektuar të rinj me coronavirus, ka njoftuar ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio, shkruan BBC.

Në Itali deri më tani janë infektuar 15.113 persona, kurse 1.0616 kanë humbur jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës.E pasi që qeveria italiane vuri masat preventive duke mbyllur marketet, baret, restorantet, sallonet e ondulimit si dhe ka kufizuar lëvizjet, duket se këto masa më në fund po japin rezultatet e para.Ndryshe në Itali deri më tani janë shëruar 1.258 persona nga coronavirusi, kurse numri i të infektuarve është rritur për 2.651.

Italianët presin që të shohin rezultatet e para të kufizimeve pas dy javëve, pasi që deri më tani u janë dashur autoriteteve ta vënë nën kontrollin kaosin e krijuar, në veçanti në qytetet jashtë “zonës së kuqe”. Telegraf

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA