23/12 14:30
Moderatorja e njohur Arbana Osmani ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, përmes një lidhje Skype, nga ku tregoi se si po i kalon këto ditë izolimi në shtëpinë e saj.
Ajo pranoi se tashmë ka mundësi të zhvillojë disa nga pasionet e saj, nga leximi e deri tek gatimi i pjatave të preferuara.
E pyetur nga Bieta se çfarë kishte gatuar për drekë, moderatorja zbuloi se kishte bërë makarona, një kërkesë e ardhur nga partneri i saj, Eduart Grishaj.
Thënë këtë, Arbana pranoi se qendrimi në shtëpi shoqërohet me shumë vakte, që dashur padashur kanë sjellë kilogramët shtesë.
Moderatorja zbuloi se deri në këtë moment mund të ketë shtuar 4-5 kilogram.
Top Channel