42-vjeçarja lidhet me shokun e djalit: Nuk e di pse na paragjykojnë, jemi thjeshtë të dashuruar

13/03/2020 18:06

Një grua në Britaninë e Madhe ka zbuluar se si ra në dashuri me shokun më të mirë të djalit të saj, i cili është 22 vite më i ri. 

Dawn Northey, 42 vjeçe, nga nga Wolverhampton në West Midlands, të Britanisë, është shprehur që në momentin e parë që është njohur me Takharin, shokun e djalit të saj, është dashuruar me të.

Djali i Dawn, Callum Northey, 18 vjeç dhe Takhari, kishin tre vite që ishin të njohur me anë të lojërave online dhe kishin vendosur të takoheshin. Shtatë muaj më vonë nga takimi i parë i dy miqve të rinj, Callum vendosi që ta ftonte shokun e ri në shtëpi. Por që nga ajo ditë Dawn dhe Takhari përfunduan duke u puthur së bashku dhe tashmë kanë krijuar një marrëdhënie dashurie. Gruaja, shprehet se i biri është i lumtur për këtë lidhje, ndërsa për sa i përket të tjerëve kanë pasur kritikat dhe paragjykimet e tyre.

“Kur takova për herë të parë Takharin, nuk mund ta besoja që ishte aq i ri dhe shumë tërheqës. Për fat të mirë dhe ai fantazoi diçka me mua sikurse edhe unë, e kështu përfunduam duke u dashuruar së bashku. Shumë njerëz e paragjykojnë marrëdhënien tonë, por ne thjesht i injorojmë ato”, u shpreh gruaja.

Gruaja gjatë kësaj kohe që kishte krijuar një marrëdhënie paralele me Takharin, pasi ishte ende e martuar me babain e Callum, me të cilin u nda përfundimisht disa kohë më parë.

“Sa herë që lëviznim me duar të shtrënguara në rrugë së bashku me Takharin, njerëzit na vështronin çuditshëm. Më kujtohet një ditë që Takahri plagosi gjurin e tij dhe na duhej të shkonim në spital. Infermierja më tha që duhet ta kontrolloj dhe mjekoj herë pas herë gjurin e djalit. Megjithëse u ndjeva shumë në siklet unë i thashë asaj se jam e dashura e tij dhe jo nëna. Ajo kërkoi falje dhe  kishte menduar se është e ëma, pasi dukesha disi e vjetër”, u shpreh 42 vjeçarja.

Megjithëse djali i Dawn, ka dhënë bekimin e tij për këtë lidhje, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mamanë e Takharit, e cila nuk është dakord me këtë bashkim.

“Edhe pse mamaja e Takharit ende nuk e ka dhënë bekimin e saj, ne me të vërtetë shpresojmë që të na kuptojë dhe të na pranojë një ditë. Nuk shoh arsye që njerëzit të gjykojnë marrëdhënien tonë, kur ne jemi thjesht kaq të lumtur dhe të dashuruar. Madje shumicën e kohës harrojmë që kemi një hendek moshe relativisht të lartë”, përfundoi gruaja.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA