Në studion e emisionit “Shqipëria Live” të drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Florian Gjini ishte i ftuar me anë të një lidhje “live” nga Xhenova e Italisë, Alber Baca.

Alber, punon në një hotel në Xhenova, nga ku një punonjëse u konfirmua me koronaviurs. Duke parë këto kushte ndaj 12 punonjësve të hotelit u kërkua karantinimi në hotel. Alber u shpreh se gjatë testeve të para paraprake të gjithë punonjësit rezultuan mbartës së koronavirusit të ri, përveç tij, i cili rezultoi negativ.

Tashmë, i riu ka dalë nga karantina dhe aktualisht po ndodhet në izolim në shtëpi, në vazhdën e masave të ndërmarra nga qeveria Italiane. Ai u shpreh se qytetarët në Itali nuk i respektojnë rregullat, ndaj kjo është dhe një nga arsyet e rasteve të shumta të prekurve në vendin fqinj. Për sa i përket situatës në hotelin ku edhe punonte, Alber u shpreh se aktualisht në hotel po qëndrojnë rreth 6 persona të cilët kanë rezultuar pozitivë me virusin famëkeq, ndërsa 4 prej tyre kanë rezultuar negativ dhe janë larguar prej aty, përfshirë dhe Alberin.

“Atëherë, karantinën e mbarova ditën e martë. Njëra nga punonjëset e hotelit tonë rezultoi pozitive me koronaviurs. Shumica e personave dolën pozitivë sepse nuk respektonin rregullat. Në Itali numri i të prekurve nga kjo epidemi po rriten dita ditës sepse nuk respektojnë rregullat. Unë ndodhem në shtëpi tashmë, edhe pse në hotel ka rreth 6 punëtore që po presin përgjigjen e analizave. Unë ndodhem në shtëpi dhe mund të dal vetëm për të blerë ushqime.

Nuk më lejohet të bëj xhiro. Nuk është e thënë që nëse nuk e more këtë lloj virusi nuk mund ta marrësh, mund ta marrim, nuk kemi simptoma por mund t’ja ngjisim personave të tjerë. Ato po qëndrojnë në shtëpi në karantinë sepse kështu janë ligjet, kështu na është thënë dhe po veprojmë. Në hotelin kur unë punoja kemi qenë 12 persona, 4 negativ, 8 kanë dalë pozitivë. Nga tamponet e para që janë bërë kam qenë i vetmi që kamë dalë negative, të tjerët kanë dalë të gjithë pozitivë”, u shpreh Alber.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA