Ushtria dhe policia në rrugë, kontroll të gjithë personave që thyejnë karantinën

12/03/2020 01:24

Ushtria dhe policia dolën në rrugët e të gjithë vendit dhe ngritën postblloqe për të kontrolluar ata që thyejnë karantinën e detyrueshme dhe që kanë ardhur nga Italia dhe Greqia.

Po ashtu janë mbyllur baret dhe restorantet në Tiranë. Nga e enjtja ndërpritet edhe transporti publik në kryeqytet. Të gjitha këto masa u ndërmorën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Top Channel