Kokore të pabesueshme në stil ‘RoboCop-style’ me kamera inteligjente po përdoren nga policia kineze për të zbuluar nnjerëtë dyshuar me koronavirusin e ri.

Helmetat inteligjente janë krijuar nga kompania Kuang-chi, dhe tashmë kanë nisur të përdoren në qytetet Shanghai, Chengdu e Shenzhen.

Kamera e tyre mund të detektojë temperaturën trupore të cilitdo në një rreze prej 5 metrash dhe jep alarmin.

Me helmetat oficerëve u nevojitet vetëm disa minuta për të skanuar një radhë njerëzish me rreth 100 veta ndërsa një spital i madh do të kishte nevojë për vetem 10 të tilla për të ruajtur kontrollin, sipas prodhuesve.

Zyrtari i Chengdu, Liu Tao, i cili përdor helmetat në punën e tij parandaluese, thotë se një alram aktivizohet kur zbulohet dikush me temperaturë më shumë se 37.3 gradë Celsius.

Helmeta ka gjithahtu një mikrofon me të cilin u thotë kalimtarëve: “Temperatura maksimale e trupit është 36.4 gradë Celsius, kaloni ju lutem.”

Ndërsa përpara mbajtësit të helmetës ka një ekran të vogël i cili fokusohet në njerëzit me temperaturë në turmë.

Lei Tao, i cili ka ndihmuar në krijimin e helmetës, thotë se mudn të masë temperaturën brenda disa milisekondave.

Helmeta është bazuar në një model ushtarak për situata lufte por prodhuesit thonë se është përshtatur për luftën kundër koronavirusit.
“Është një mjet inteligjent i krijuar për parandalimin e epidemisë. Ata me temperaturë mund të skanohen nga disa metra larg dhe është 100 përpind e efektshme”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA