Masat kundër koronavirusit/ Fillon përgatitja e video-prezantimeve për  lëndët online

12/03/2020 09:38

Ndërkohë që pjesa më e madhe e administratës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është duke punuar nga shtëpia, disa nga zyrat e këtyre ambienteve janë kthyer në studio të përkohshme regjistrimi për të përgatitur sa më parë leksionet e mësueseve të gjuhës shqipe dhe biologjisë.

Në postimin e saj Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar momente nga xhirimet e organizuara gjatë ditës.

“Një pjesë të ministrisë së Arsimit e kemi shndërruar në studio xhirimi, ku po mbyllim xhirimin për leksionet e mbetura që nuk i kemi tek lista e 900 leksioneve të shkencës dhe matematikës, të cilat tashmë i kemi vënë në dispozicion të nxënësve.

Ajo na nënvizuar se edhe këtë leksion nxënësit do ta kenë shumë shpejt në dispozicion edhe në Radio Televizionin shqiptar edhe te kanalin e hapur në Youtube vetëm për transmetimin e mësimeve virtuale.

Top Channel