Kim Kardashian ka tmerruar së fundmi fansat e saj pasi ka shpërndarë në llogarinë e saj masive foton e një parashikimi të mistershëm koronavirusi të shkruar nga një autor në 1981.

39-vjeçarja e bërë e njohur në programet ‘reality TV’ shpërndau përmbajtjen e tekstit me 63.9 milionë ndjekës.

Në postimin e saj Kim shkruante se e motra Kourtney Kardashian sapo ia kishte dërguar.

Pamja tregonte një pamje nga libri i magjistares së vetëshpallur Sylvia Brown me një paragraf të rrethuar me të kuqe ku detajohet sesi një epidemië do të shakaktojë shkatërrim në vitin 2020 – mjaft e ngjashme me koronavirusin.

Paragrafi thotë: “Rreth vitit 2020 një sëmundje e rëndë e tipit të pneumonisë do të përhapet në të gjithë globin, duke sulmuar mushkëritë dhe tubat e bronkeve, duke i rezistuar të gjitha trajtimeve të njohura.”

Profecia vazhdon edhe më tej, me nota disi më pozitive: “Thuajse po aq habitëse sesa vetë sëmundja do të jetë fakti që ajo do të zhduket po aq shpejt sa dhe erdhi, do të sulmojë përsëri dhjetë vjet më vonë deh më tej do të zhduket tërësisht”.

Fansat e Kim ragonin me tmerr.

“E di që është lojë por jam i tmerruar”.
Një tjetër shkruante: “Kimberly e dashur, mos të lutem se po tremb fëmijët”.

FOTO GALERI
1/3
Doktori keshillon pershendetjen me takim kembesh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA