Ja kush janë 26 shtetet europiane që Trump u ka ndaluar fluturimet për në SHBA

12/03/2020 07:22

Presidenti Trump firmosi një vendim ku do të pezullojë për 30 ditë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në SHBA, duke filluar nga e premtja në mesnatë.

Në fjalimin e mbajtur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën mbrëma, ai tha se kufizimet “e forta por të nevojshme” përjashtojnë Britaninë. “Këto kufizime do të përshtaten në varësi të kushteve në terren,” tha presidenti.

Lista e mëposhtme tregon vendet e prekura nga vendimi i SHBA:

Austria
Belgjika
Republika Çeke
Danimarka
Estonia
Finlanda
Franca
Gjermania
Greqia
Hungaria
Islanda
Italia
Latvia
Lihtenshtajni
Lituania
Luksenburgu
Malta
Hollanda(Vendet e Ulëta)
Norvegjia
Polonia
Portugalia
Sllovakia
Slovenia
Spanja
Suedia
Zvicra.

Top Channel