Fotot/ Elvana Gjata shpjegon se si luftohet koronavirusi, ka edhe një lutje për shqiptarët

12/03/2020 23:56

Këngëtarja Elvana Gjata do të qëndrojë në shtëpi e nuk do të dalë jashtë në ditët e ardhshme, ndërsa qeveria ka marrë masa të ashpra në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ajo mendon se diçka e tillë është e domosdoshme, në mënyrë që të shmangen pasojat e tjera më të dëmshme për shqiptarët. Frika nga koronavirusi ka bërë që edhe ajo të anulojë koncerte.

“Kam anuluar koncerte, por ajo që ka më shumë rëndësi është që të qëndrojmë në shtëpi. Jemi më të sigurt për veten dhe të tjerët. Sa herë në ditë i laj duart? Si kam numëruar, për çdo 5 minuta po.

Nëse dikush nuk ka një nevojë urgjente për të dalë jashtë, duhet të qëndrojë në shtëpi. I bëjmë mirë të gjithëve nëse qëndrojmë në shtëpi. Shqiptarët duhet që të ruajnë qetësinë, mos t’i kapë paniku. E kemi vërtetuar se kemi kaluar sfida më të vështira. Jam e bindur se do ta kalojmë.

Tregoni fokus, nëse doni prindërit, familjarët, gjyshërit, është shumë e rëndësishme të qëndroni në shtëpi.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA