Skandali me Jeffrey Epstein, Princi Andrew humb zyratarisht të gjithë titujt dhe dëbohet nga Royal Lodge
Një çift italian që kishin qenë bashkë prej më shumë se 50 vjetësh kanë vdekur nga koronavirusi i ri vetëm dy orë larg njëri-tjetrit
Severa Belotti, 82 vjeçe, e Luigi Carrara, 86, kaluan ditët e fundit të jetës së tyre të vetë-izoluar në qytetin e tyre Albino, në provincën veriore të Bergamo.
Djali i tyre Luca Carrara, thotë se ata ishin vetë-izoluar në shtëpinë e tyre prej tetë ditësh pa marrë ndihmë mjekësore dhe kishin temperaturë 30 gradë celsius.
I biri i lënduar nga dhimbja tha për Corriere della Sera se babai Luigi, i cili ishte murator para se të dilte në pension, ishte shtruar në spital të shtunën në Bergamo ndërsa nëna e tij Severa, u shtrua një ditë më vonë.
Luca ishte i zemëruar pasi nuk arriti t’i shihte.
“Ata vdiqën vetëm, kështu funksionon ky virus, nuk mund të thuash as lamtumirë, as t’i përqafosh dhe as t’i ngushëllosh”.
Edhe Luca, i cili punon në kompaninë e ujësjellësit Uniacque në Bergamo, është në karantinë në shtëpi me gruan e fëmijës.
Top Channel