
25/02 10:51
Ditën e djeshme, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se përhapja e koronavirusit Covid-19 “mund të karakterizohet si pandemi”.
Teksa harta e koronavirusit vazhdon të zgjerohet, aktualisht numërohen 126,631 raste në mbarë botën, 4,638 vdekje dhe 68,325 të shëruar.
Numri më i lartë i vdekjeve shënohet në Kinë, aty prej nga ku shpërtheu dhe u shpërnda më tej Covid-19, me 3,169 të pajetë dhe 80,796 të prekur. Por ndërkohë që Kina duket se po ia del ta mbajë nën kontroll virusin e ri, në Itali situata shfaqet problematike, me 12,462 të prekur dhe 827 të vdekur.
Top Channel