Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin pranë vijave të bardha

12/03/2020 10:55

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet rreth orës 09:50, tek vendi i quajtur Ushtari i Panjohur.

Një makinë me drejtuese M.V., në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një person i cili është ende i  paidentifikur. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve. Aksidenti ka ndodhur shumë pranë vijave të bardha, sinjalistikë kjo që është posaçërisht për kalimin e këmbësorëve.

Drejtuesja e makinës është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel