Zv-ministrja e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe rezulton pozitive me Covid-19

11/03/2020 00:04

Zëvendësministrja e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Nadine Dorries ka rezultuar pozitive me koronavirus pas testeve të ushtruara.

Ajo në një deklaratë për shtyp tha se do të ndjekë të gjitha rregullat dhe do të vetë-karantinohet në shtëpi.

Në Britaninë e Madhe 6 persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndrësa të konfirmuar janë 382 persona. Viktima e fudnit është një burrë rreth të 80 i cili kishte pasur probleme shëndetësore.

Mendohet se zv-ministrja së fundmi kanë takuar kryeministrin Johnson.

Top Channel