Vazhdon ‘lufta’/ Mjeku i QSUT shpërthen kundër Manastirliut: Gënjen publikisht!

11/03/2020 20:20

Pasi deklaroi se ishte mbyllur në karantinë pasi kishte vizituar 3 paciente te dyshuar me koronavirus dhe se ishte i pajisur vetëm me maskë, mjeku i shërbimit të Urgjencës se QSUT Ilir Allkja ka akuzuar ministren Ogerta Manastirliu.

Përmes një statusi në facebook ai shkruan se Manastirliu ka gënjyer publikisht.

Mjeku thotë se nuk kishte deklaruar se mungonin veshjet speciale, por në kohën kur erdhi urgjenca ai nuk ishte informuar se bëhej fjalë për të dyshuar nga virusi.
“Sot ska nevojë për gënjeshtra! Ska nevojë për luftë të pasinqertë politike! Ka nevojë për njerëzillëk dhe përgjegjshmëri.”, shkruan mjeku.

REAGIMI I MJEKUT

Kur e ke mendjen të bësh politikë dhe jo të dëgjosh zërin dhe apelin e sinqertë të një profesionisti në izolim për shkak të detyrës, si dhe thirrjet e arsyeshme për të marrë masat e nevojshme, sdi cfarë flet dhe nuk ke turp as të gënjesh publikisht apo të deformosh qëndrimet e profesionistëve për politikë!

Znj. Ministre!

Dëgjoje edhe njëherë shqetësimin dhe apelin tim, dhe të lutëm thirr një specialist që të ta shpjegojë atë që kam thënë.

Në asnjë rast nuk kam thënë që Shërbimi i Urgjencës nuk ka veshje special, por kam thënë që ato veshje përdoren vetëm për raste që paraprakisht raportohen nga Zyra e Koordinimit të Urgjencës si të dyshuara me coronavirues.

Rasti për të cilin jam detyruar të vetëizolohem, më është raportuar nga Zyra e Koordinimit të Urgjencës pa shenja të ngjashme me atë të coronavrusit, prandaj dhe nuk jemi pajisur me veshjen special për të kryer vizitën në atë rast! Pas kontrollit, personi ka patur shenja të ngjashme me ato të coronaviruesit dhe në këtë moment është person i dyshuar si i infektuar me coronavirus.

Top Channel