“U përlot jo nga frika, por sepse na la vetëm”, biseda prekëse e mjekes me të bijën

11/03/2020 20:00

Në lidhje Skype në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte gazetarja Tea Islamaj, letra e së cilës dedikuar mamasë infermiere u bë virale në rrjet.

Tea tregoi se nuk është aspak e lehtë për të tashmë që e ëma, bashkë me gjithë kolegët e tjerë, janë larg shtëpive të tyre për të ndihmuar gjithë të prekurit nga Coronavirus.

E pyetur nga Bieta, ajo ndau bisedën me të ëmën në një moment kur kjo e fundit sapo ishte kthyer në shtëpi.

“Në një moment u përlot, e më tha: Nuk kam shumë frikë të futem aty brenda, por frikë kam të qëndroj pa ju në këtë periudhë, sepse kurrë nuk kemi qëndruar larg për një periudhë të gjatë, aq më tepër në një periudhë alarmante si kjo e tanishmja”, u shpreh Tea.

Top Channel