Tentojnë të vjedhin me armë në një banesë/ Arrestohen dy “skifterët” në Tiranë

11/03/2020 11:51

Tiranë- dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se kanë tentuar që të kryejnë vjedhje në një banesë.

Të arrestuarit janë G. A. alias S. H., 23 vjeç dhe E. S., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë operacionit, në banesën me qira të këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit tip pistoletë që dyshohet se këta persona e kishin me vete gjatë tentativës për të kryer vjedhjen.

Sipas policisë pas njoftimit të marrë se në rrugën “Don Bosko”, në  banesën e S. M., dy hajdutët kishin tentuar të hynin në banesë dhe njëri prej tyre dyshohej se mbante një armë zjarri në dorë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke kryer arrestimin e tyre.

Tashmë ata do të përballen në gjykatë, për veprat penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Top Channel