Tashmë është zyrtare! Çfarë kuptohet me Pandemi?

11/03/2020 18:13

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar se shpërthimi i koronavirusit tani është një pandemi.

Një pandemi është kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person në shumë pjesë të botës.

Ai tha: “OBSH ka vlerësuar këtë shpërthim dhe ne jemi thellësisht të shqetësuar, si nga nivelet alarmante të përhapjes dhe ashpërsia, ashtu edhe nga nivelet alarmante të mosveprimit. Ne kemi bërë pra vlerësimin se Covid-19 mund të karakterizohet si një pandemi ”.

Por ai shtoi:

“Përshkrimi i situatës si një pandemi nuk ndryshon vlerësimin e OBSH-së për kërcënimin që paraqet ky koronavirus. Ai nuk ndryshon atë që po bën OBSH dhe nuk ndryshon atë që vendet duhet të bëjnë.

“Ne kemi bërë thirrje që vendet të ndërmarrin veprime urgjente dhe agresive. Ne kemi ngritur kambanën e alarmit me zë të lartë dhe të qartë.”

Por çfarë do të thotë pandemia?

Një pandemi është përhapja në të gjithë botën e një sëmundje të re

Përhapja e H1N1 (gripit të derrit), e cila vrau qindra mijëra njerëz, u shpall një pandemi nga OBSH në 2009.

Top Channel