Situatat me koronavirusin/ Ambasada e SHBA mesazh për amerikanët në Shqipëri

11/03/2020 09:52

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët amerikanë në vendin tonë që të bëjnë kujdes me koronavirusin.

Në njoftimin e Ambasadës së SHBA, amerikanët në mënyrë që të marrin mesazhet dhe njoftimet janë të ftuar që të regjistrohen në programin STEP.

“Nxisim të gjithë qytetarët amerikanë në Shqipëri që të regjistrohen në programin STEP, në mënyrë që të marrin mesazhet dhe njoftimet e Ambasadës. Vizitoni faqen tonë në internet për të mësuar si mund të regjistroheni dhe për të lexuar njoftimin tonë më të fundit shëndetësor mbi COVID-19: https://bit.ly/38FYRoz” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Top Channel