Pas disa gjetjeve paraprake të Komisionit të Venecias që prekin edhe mënyrën se si po zhvillohet vettingu gjyqtarët janë bërë bashkë duke reaguar nën një sigël të njëjtë.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp të Unionit Kombëtar të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Gjyqtarëve përshëndeten shqetësimet e komisionit të vettingut se si shumë gjyqtarë u shkarkuan pasi partnerët e tyre nuk argumentuan dot pasuritë e vendosura para martesës dhe se organet e vettingut po zbatojnë afate te ngurta dy javore për të marrë dokumentacion nga subjektet e vettingut edhe kur këto dokumenta duhet të merren jashtë vendit.

Gjyqtarët thonë se pavarësisht nevojës për pastrimin e drejtësisë nga paaftësia dhe korrupsioni u shkaktuan pasoja të paparashikuara jo vetëm për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, por për të gjithë sistemin. Draft opinioni paraprak i Venecias i përcjellë presidencës dhe kuvendit për emërimin e gjyqtarëve kushtetues preku edhe procesin e vettingut.

Mes rekomandimeve për kapërcimin e ngërcit përmendet se teksa reforma dhe vettingu mbeten prioritet duhet rivlerësuar nëse rregullat siç janë zbatuar deri më tani çojnë në zgjidhje të mira apo nuk lejojnë shumë hapësirë për manipulime politike. në këtë pikë sillet si shembull kërkesa për justifikimin e parave të fituara nga subjekti nën vetting dhe të gjithë anëtarët e familjes për një periudhë kohe shumë të të gjatë se sa ligjet tatimore kërkojnë të ruhen në dokumenta. Duket sa ka raste shkruhet më tej ku disa persona nuk e kaluan vettingun pasi bashkëshortja apo bashkëshorti nuk mundi të justifikojë pasuritë përpara se të martohej me prokurorin dhe gjyqtarin nën proces kontrolli.

Janë këto pika që siç kuptohet janë mbështetur nga gjyqtarët , të cilët në reagimin e përbashkët shpresojnë që komisioni i Venecias ti pasqyrojë edhe në draftin final. gjyqtarët këmbëgulin se respektimi i këtyre rekomandimeve garanton jo vetëm mbrojtjen e jetës së magjistratëve dhe familjarëve të tyre por edhe parimin e një zhvillimi të rregullt ligjor

Top Channel