Shpallet pandemia botërore/ OBSH: Koronavirusi është përhapur në më shumë se 100 vende

11/03/2020 21:18

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli më në fund shpërthimin e koronavirusit pandemic globale.

Shefi i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se numri i rasteve të infektuara jashtë Kinës është rritur 13 herë më shumë gjatë dy javëve të fundit, ndërsa u shpreh “thellësisht i shqetësuar” nga “niveli alarmues i mungesës së veprimit” undrejt këtij virusi. Sipas Ghebreyesus megjithatë, nuk është ende shumë vonë që qeveritë të kenë ndikim.

“Të gjitha vendet mund të ndryshojnë rrugën e kësaj pandemie. Qeverive u duhet të gjejnë balancën mes të mbrojtjes së shëndetit, zvogëlimit të dëmit dhe respektimit të jetës së njerëzve. Ne jemi bashkë për të bërë gjërat e duhura me qetësi, me qëllim të mbrojtjes së njerëzve në gjithë botën. Është e mundshme”.

Deklarata e tij erdhi në kohën kur bilanci i radhës tregoi një tjetër rritje të frikshme të numrit të viktimave nga koronavirusi në Itali. Bilanci i jetëve të humbura shkoi në 827, të prekurit janë gati 10.600, ndërsa mjekët thonë se edhe ata që shërohen, do t`I kenë dy javë luftë me virusin. Italia po ndjek tani të njëjtën strategji izolimi si Kina, pasi është bërë një nga vendet me përhapjen më të lartë të Covid 19.

OBSH pohoi se ka prova se në gjashtë kontinentet ekziston një transmetim të vazhdueshëm të virusit, i cili ka infektuar deri më sot mbi 118 mijë njerëz dhe ka shkaktuar vdekjen e rreth 4, 300 vetëve.

Pandemia nënkupton përhapjen e një sëmundjeje në shtete dhe kontinente të ndryshme. Ajo nuk është e kufizuar si epidemia si zona apo rajone të caktuara. Përgjatë historisë ka pasur një sërë pandemish, përfshirë atë të tuberkulozit dhe murtajës, së njohur dikur si Vdekja e Zezë.

Top Channel