Shpallet fajtor për përdhunim/ Harvey Weinstein dënohet me 23 vite burg

11/03/2020 16:54

Producenti Harvey Weinstein është dënuar me 23 vjet burg për përdhunim dhe sulm seksual. Weinstein u shpall fajtor në një gjyq në New York muajin e kaluar.

Avokatët e Weinstein kishin apeluar duke këmbëngulur që edhe dënimi minimal prej pesë vjetësh mund të ishte një “dënim i rëndë” për të.

Por prokurorët argumentuan se Weinstein duhet t’i jepej dënimi maksimal i mundshëm duke pasur parasysh “jetën e tij të abuzimit” ndaj grave dhe “mungesën e pendimit” për veprimet e tij.

Weinstein iu drejtua gjykatës për herë të parë të Mërkurën, duke thënë se ai ishte penduar.

Dhjetra gra janë paraqitur me akuza për sjellje seksuale, përfshirë përdhunimin, kundër Weinstein që nga tetori i vitit 2017. Ai vazhdimisht kishte mohuar keqbërjet.

Top Channel