Ka mbërritur autobusi i parë me shtetasit shqiptarë që ishin bllokuar në Kroaci, bashkë me disa automjete italiane me shqiptarë.

Janë mbi 60  persona, të cilët mbërritën në Muriqan nga eskorta të policisë kroate dhe malazeze.

Ata u futën menjëherë në territorin shqiptar, pa asnjë kontroll doganor, ndërsa tani grupi mjekësor po kryen procedurat përkatëse, matjen e temperaturës dhe marrjen në pyetje.

Top Channel