Një adoleshent është pezulluar për një ditë nga shkolla pasi nisi të shiste pika nga shishja e dezinfektuesit për 50 pence, duke përfituar nga paniku i pandemisë së koronavirusit.
Teksa blerjet e panikut po zbrazin raftet e supermarketeve nga dezinfektuesit adoleshenti kishte nisur të “shiste dezinfektim” por nëna e tij Jenny Tompkins u bë e njohur në rrjetet sociale pasi postoi foton e tij pas shkarkimit nga shkolla.
Ajo shkruante: “Kjo është foto e djalit tim adoleshent që kthehet nga shkolla. Edhe pse mësimi mbaron në ora 3 ai është këtu në 10.53 sepse është përjashtuar për sot pasi po shiste pika nga dezinfektuesi i tij i duarve për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Nuk di çfarë dënimi t’i jap pasi i ati i tha ‘Te lumte djalë, qenke një legjendë’”.
Edhe përdorues të tjerë në Facebook u impresionuan: “Babai i tij ka të drejtë. Pa një mundësi për të fituar para dhe veproi si sipërmarrës.”
Top Channel