Postoblloqe policore janë ngritur këtë mbrëmje në pika të ndryshme të qytetit të Durrësit për të garantuar zbatimin e urdhrit të mbylljes së të gjitha lokaleve, bar- restoranteve, si dhe për të ndërgjegjësuar qytetarët mbi rëndësinë e vetëkarantinimit nëse janë kthyer së fundmi në Shqipëri pas udhëtimit në vendet e prekura nga virusi pandemik Covid 19.

Në postobllok, drejtuesit e pasagjerët e automjeteve që ndalohen pyeten nëse kanë udhëtuar së fundmi drejt Italisë dhe nëse përgjigjja është pozitive u kërkohet vetëkarantinimi, tashmë i detyrueshëm.

Top Channel