Maskat e skaduara, PD kallëzon në SPAK ministren Manastirliu: Akuzohet për 5 vepra penale

11/03/2020 14:44

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme, ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun për sa u përket produkteve farmacetutike të skaduara. Po kështu PD ka bërë kallëzim edhe për disa zyrtarë të tjerë të cilët janë përgjegjës për shpërndarjen e këtyre produkteve farmaceutike.

Ky kallëzim penal mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demorkatike Gazment Bardhi, ndërsa kërkohet regjistrimi dhe nisja e procedimit penal ndaj personave të kallëzuar. Sipas PD Ministrja Manastirliu kallëzohet për 5 vepra penale.

Top Channel