Masat kundër koronavirusit, apeli për qytetarët: Përdor e-Albania, shmang sportelet dhe kontaktet fizike

11/03/2020 12:48

Portali qeveritar shumëfunksional e-albania.al  që administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dhe që nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri ka bërë një apel për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e ndërmarra kundër koronavirusit.

“Përdor e-Albania, shmang sportelet dhe kontaktet fizike!” thuhet në njoftimin e bërë nga e-albania.al ndërkohë që fton të gjtihë qytetarët që të shmangin radhët nëpër sportele pasi shërbimet mund t’i marrin falas nëpërmjet kësaj platforme.

Shqipëria po përballet me koronavirusin dhe pas mbylljes së shkollave, tashmë janë mbyllur edhe me qindra lokale, diskoteka, palestra, bilardo etj.

Ekspertët vazhdimisht bëjnë thirrje për shmangien e vendeve ku ka shumë njerëz dhe respektimin e distancës prej një metër nga njëri-tjetri.

Në këtë kuadër, sugjerohet që njerëzit mos dynden nëpër sportele për të marrë shërbime publike.

Këtë situatë e ka zgjidhur e-albania duke ofruar një pjesë të madhe të shërbimeve online.

Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj apelon për përdorimin e e-albania në vend të vizitave nëpër sportele.

“Përdor e-Albania, shmang sportelet dhe kontaktet fizike! Në kuadër të masave të marra për të shmangur përhapjen e virusit Covid-19, AKSHI ju rikujton përdorimin e portalit unik e-Albania për shërbimet publike. Ruaj veten dhe të tjerët dhe aksesoni https://e-albania.al/ në çdo moment. Gjithashtu, stafi i AKSHI-t ju kërkon shmangien e vizitave pranë sporteleve tona. Çdo asistencë shtesë e ofrojmë përmes adresës zyrtare [email protected] Në këto ditë të vështira, e-Albania është më e nevojshme se asnjëherë. #eAlbania #ShqiperiaDigjitale #AKSHI”, shkruan Karçanaj.

Top Channel