Koronavirusi, ndërpriten aplikimet për patenta dhe mësimi në autoshkolla

11/03/2020 17:05

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ndërprerë disa shërbime nisur nga situat në vend pas përhapjes së koronavirusit.

Kështu, deri në 17 mars, do të ndërpriten testimet e Teorisë dhe Praktikës për marrjen e lejedrejtimit; Aplikimet për Testimet për marrjen e lejedrejtimit; Testimet/kualifikimet pranë Drejtorisë së Kualifikimeve Profesionale (DPSHTRR).

Ndërkohë, deri më 23 mars do të ndërpritet mësimi dhe klasat në autoshkolla, praktikat në rrugë, trajnimet me Kryqin e Kuq!

Top Channel